Situata në pikën kufitare në Kapshticë duket se është normalizuar. Ndryshe nga dita e djeshme ku pritej me orë të gjata, sot është dashur vetëm 5 minuta që qytetarët të mbarojnë punë dhe të kalojnë përtej kufirit. Qytetarët tregojnë se arsyet më shumta për të cilat udhëtojnë në këtë periudhë lidhen kryesisht me punësimin sezonal.
Por shkak i bllokimit të shqiptarëve në pikën kufitare në Kapshticë ka qenë mungesa në sistem i garancisë së pronarëve. Sot ky problem u zgjidh. Ata kanë paraqitur në doganën tonë lejen e aprovuar nga agjencitë e punësimit.
“Kemi pritur 5 minuta. Po shkoj për punë. Jam thirrur nga pronari grek, nuk më kanë hapur probleme”, shprehet një qytetar.
Departamenti për Kufirin dhe Migracionin sqaroi se të lejohet hyrja e shtetasve që vijnë në vendin tonë pa u karantinuar. Nuk lejohen të kalojnë kufirin shqiptar personat që nuk janë rezident në vendet ku shkojnë./abcnews.al