Në Gramsh rruga hapet me fuoristradë, në Gjinar shkarje masive

schedule15:01 - 26 Mars, 2018

schedule 15:01 - 26 Mars, 2018

Rrëshqitjet masive dhe bllokimet e rrugëve në qarkun e Elbasanit kanë krijuar situatë kritike për banorët. Në Gramsh ata po tentojnë të hapin vetë rrugën, kurse lëvizja Elbasan- Gjinar është devijuar për shkak të shkarjeve të tokës. 

Për të hapur rrugën që lidh fshatin Rovje, me qytetin e Gramshit, banorët po përdorin makina. Siç e shikoni dhe në pamje, shkëmbijtë që kanë rënë nga mali tërhiqen me fuoristradë.

Më pas fuoristrada shkul pemët. Pas tre – katër tentativa arrin t’ia dalë. Kurse burrat thyejnë gurët me kazëm. Kështu po veprohet prej katër ditësh.

Edhe në Gjinar reshjet kanë shkaktuar shkarje masive të tokës. Rruga Elbasan – Gjinar është e bllokuar dhe disa banesa janë dëmtuar.

Shtabi i emergjencave në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Rrugëve, ka vendosur devijimin e levizjes së mjeteve  nga Bajpasi i vjetër, i ndërtuar në vitin 2010.

Rrëshqitje masive ka edhe në Qukës të Përrenjasit dhe në disa fshatra të Gramshit./abcnews.al