Në gjyq se nuk deklaroi dënimin me 3 vite burg në Greqi, reagon Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismaili

schedule13:07 - 18 Tetor, 2022

schedule 13:07 - 18 Tetor, 2022

Më 19 nëntor Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismaili do të përballet në Gjykatën e Posaçme me akuzën e falsifikimit të formularëve. I pyetur nga Gazeta Express-Shqipëri në lidhje me vendimin e Gjykatës për të kaluar për gjykim çështjen ndaj tij dhe se çfarë pret të ndodhë në seancën e radhës, Ismaili tha se nuk dëshironte ta komentonte vendimin.

“Nuk kam një koment për vendimin, s’dua ta komentoj si çështje tani”, tha Ismaili për Express.

Në seancën që do të zhvillohet më 19 tetor Prokuroria pritet t’i paraqesë gjykatës konkluzionet përfundimtare. Ismaili ka kërkuar që procesi ndaj tij të zhvillohet me gjykim të shkurtuar dhe kjo është pranuar nga gjykata.

SPAK nisi hetimet për kryebashkiakuan socialist nëntorin e kaluar, pas denoncimit të Partisë Demokatike e cila akuzonte se ai kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Flitet për një ngjarje të ndodhur në vitin 1999, ku Ismailiaj ishte përfshirë në rrahjen e një personi në shtetin fqinj. Dënimi i dhënë nga autoritetet greke ishte vërtetuar më herët nga Prokuroria e Përgjithshme sektori i dekriminalizimit.

Avokati i Ismailit, Andi Skenderi, kërkoi pushimin e hetimeve duke argumentuar se klienti i tij nuk ka pasur dijeni për hetimet në Greqi dhe se ai ka qenë viktimë e konfliktit që ka ndodhur.

/Gazeta Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!