Në gjurmët e të atit, rrëfehet djali i Ilir Shaqirit: Kënga ime e preferuar e babit është “Jam Evropë”

schedule11:41 - 16 Mars, 2023

schedule 11:41 - 16 Mars, 2023

Korab Shaqiri është një ndër këngëtarët dhe kompozitorët më të njohur të tregut muzikor shqiptar. Ai muzikën e ka në gjak, pasi është djali i këngëtarit të madh, Ilir Shaqiri.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Korabi ka bërë një rrëfim si rrallëherë dhe ndër të tjera padyshim ka folur dhe për të atin. Ai ka zgjedhur këngën që pëlqen më së shumti te repertori i babait dhe e ansjellta.

Kënga ime e preferuar e babit është ‘Jam Evropë’. Mendoj që është kënga më e arritur, ka marrë pjese te Festivali i madh në vitin 1994 dhe është shpërblyer atëherë. Ajo bëri bujë shumë të madhe në të gjitha trojet shqiptare atëherë dhe melodikisht, edhe në pjesën e aranzhimit dhe në pjesën e interpretimit është pjesa më e arrirë për mua. 

Ndërsa, babit nga këngët e mia i pëlqen shumë ‘A dalim sonte’ se ka qenë iniciatori se unë këngën e kisha krijuar pa tekst, ai filloi shkroi tekstin dhe unë melodinë, edhe orkestrimin”, u shpreh Korabi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!