Sarisalltiku është një monument kulture që gëzon mbrojtje të veçantë. Ai ndodhet në malin e Krujës dhe është një vend me histori ende mistike.
Në këtë zonë është ngritur një teqe dhe brenda në shpellë ndodhet një gjurmë e dukshme që sipas gojëdhënave mendohet të ketë shkelur një shenjtor i dërguar nga Turqia. Por për vitin kur ai ka mbërritur në Krujë ka një përplasje disa historian thonë në 1305 e të tjerë në 1325.
Neki Jemini që shërben në teqe dhe shpellë, tregon legjendën e stampimit të kësaj gjurme.
“Thuhet se është hedhur nga maja e malit dhe ka lënë gjurmën këtu. Thuhet se ka gjurmë deri në Kiev, ka në Bosnjë, në Gjakovë dhe Selanik. Ndalojnë turistë. Ç’ju lind në zemër hedhin te ajo kasaforta. Ne i qerasim me karamele. Kush do të pijë kafe e ftojmë tek dhoma tjetër,” tregon Neki Jemini.
Vazhdojmë udhëtim në këtë shpellë plot mistere.
Në këtë shpellë ka dhe fotografi të shënjtorë që janë pasardhës të Sarisalltëkut. Këtu është një tjetër vend ku vijnë pelegrinët dhe ndezin qiri.
Gojëdhënat tregojnë se në këtë shpellë kush është lutur e ka marrë përgjigjen.
“Kushdo vjen më një mendje tjetër del me një mendje tjetër. Njerezit kanë ardhur me probleme të shëndetit nga ana psikologjike. Ata kanë dalë shumë më të përmirësuar. Unë po kryej një ritual të zakonshëm po ndez 6 qirinj aq anëtarët e mij të familjes kam dhe po kërkoj fat, shëndet dhe mbarësi për ta. Është ritual që e përdorim në këtë besim,” tha një besimtar.
Teqeja që u ngrit në 2003 mban firmën e Haxhi Dede Reshat Bardhit. Edhe ai ka lënë e gjurmën e tij në këtë dhomë. Vinte shpesh dhe flinte në këtë krevat.
Pasi pamë nga afër këtë vend kishim kureshtje të njiheshim me historinë që në zanafillë. Historian Baki Dollma që ka shkruar dhe një libër për këtë shenjtor kishte shumë dëshirë të na ndiqte në rrugëtimin tonë por shëndeti i dobët nuk e lejon.
Ne e vizituan në banesën dhe na rrëfeu historinë e këtij vendi plot mistere.
“Kishte tre emra. Kërsheher, Sarisalltëku pseudonin që do të thotë shërues i verdhëz dhe Mehmet Buhara. Për maskim përdori emrin Sarisalltëk. Ky ka ardhur më një mision nga Kërsheher i Turqisë në 17 maj 1325 me përhap myslimanizmin në Shqipëri dhe Rumeli siç njihej atëherë Maqedonia. Atëherë Kruja ishte e krishterë,” tregon historiani.
Ky shpjegim mund të konsiderohet i vërtetë më pas nis legjenda.
“Ai u nis më mal të Krujës. Rrugës për në Krujë takoi një vajzë të bukur që qante. E pyeti çfarë ke? I tha kam frikë se do më hajë kuçedra. Shkojmë bashkë i tha. U nisën të dy. Në dorë kishte një shtagë selvie dhe një shpatë druri, shpatë magjike. U nisën për lart. Sa i pa kuçedra u sul për ti ngrënë. Si shënjtor që ishte shkëmbi u bë i qullët dhe u ul. Ai i preu 7 kokat dhe majat e gjuhëve,” sqaron historiani Baki Dollma.
Kështu sipas legjendës mistike ai shpëtoi vajzën, por nuk e dinte ishte e bija e princit.
“ Vajza ishte e princit të kalasë. Shkoi në kala dhe ky qëndroi në han. Princi bëri një darkë madhështore që i shpëtoi vajza. Princi i dha vajzës tre kokrra mollë dhe i tha jepja ati që të shpëtoi jetën. Mendohej se ai mund të ishte djalë i ri jo dervish i vjetër. Në festë nuk e gjeti dhe dërgoi shëbyesin për ta kërkuar. E gjeti në han dhe e sollën në kala”, ka thwnw ndwr tw tjera historiani.
Kur mbërriti në kala Sarisalltëkut ju propozua të martohej me vajzën por ai s’pranoi.
“Ka dy lloj dervishësh disa martohen, disa jo. Doli dhe ikun në punë të vetë në han,” vazhdon rrëfimin Dollma.
Si mysliman që ishte ndaj Sarisalltëku filluan dhe sulmet nga vendasit që ishin ortodoksë.
“Si islam që ishte filluan njerëzit të flasin keq për të. I thanë princit që ai do të të zërë vendin. Dhe ai vendosi ta vrasë. Ai që i çonte bukën i tha që do të vrasin dhe ai fluturoi. Bëri tre hapa fluturues. Hapin e parë nga mali deri në Krastë të Krujës, ku është dhe gjurma e këmbë dhe u ngrit një teqe. Të dytën në Shijak dhe të tretën në Hamallaj të Durrësit. Më pas i shtoi sixhaden në det dhe shkoi në Turqi. Shkoi tej Haxhi Bektash Veliu se ai e dërgoi me mision,” sqaron historian.
Hysen Gega një besimtar në moshë të thyer tregon një tjetër verison për këtë vend mistik.
“Ka qënë dervishi i dytë i Haxhi Bektash Veliut. Kur kuçedra i preu ujin Krujën me bishtin e saj të madh. Vjen dhe bën luftë me kuçedrën. I pret 7 kretë dhe çliron Krujën. Ka e një vjershë për këtë”, tha Gega.
Ky zotëri është ish komunist, por ndryshe nga shumë të tjetër është besimtar dhe ndan dhe një histori të dhimbshme personale. 3 fëmijë nuk i jetuan por beson se falë besimit të tij më pas lindën 3 djem të tjerë të shëndetshëm.
“Unë kam qenë komunist kam qënë kuadër në Krujë. Po kam besuar tek Zoti tek bektashnjtë. Më kanë vdekur tre djem që sa lindën. Jam njohur me ish kryegjyshin botëror Dede Met Myftari. Më tha do të vijnë djem të tjerë. Ai me frymën e shenjtë mi zëvendësoi me tre djem të tjetër. Djemtë e mij sponsorizojnë sa të munden për shenjtorët,” tregon besimtari Hysen Gega.
Ky shënjtor i frymëzon besimtarët që të shkruajnë libra. Edhe Hyseni si Bakiu ka shkruar një libër.
Besohet se në një prej ditëve të javës së fundit të gushtit shenjtori ka vdekur ndaj dhe drejt turbes në këtë çdo vit në këtë periudhë nisen peligrinët. Mes atyre që besojnë janë dhe politikanët.
“20 gusht deri 30 gusht duhet të jetë periudha e ndërrimit të jetës. Dhe s’ka krutan të mos besojë dhe mos vizitojë turbe. Vijnë e politikanë plot po s’po them emra. Në kohën e monizmit shkoi dhe sekretari i parë i bëri presion njerëzve në atë kohë,” rrëfen historian Dollma.
Ky vend vizitohet jo vetëm në gusht por përgjatë gjithë vitit. Ne takuam dhe shtetas të huaj.
“Është grup nga Zvicra. Do bëjmë një udhëtim një javor në veriun e Shqipërisë. Ju tregova këtë vend. Në Zvicër nuk e njihni dhe ju dukej interest se kanë tjetër religjon aty,” rrëfeu shoqërusi i turistëve të huaj.
“Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Më pëlqeu ky vendi u bukur që është këtu. Nuk e njihnim më parë këtë vend të shenjtë. Do ecim dhe pak këtu në Qafë Shtamë,” tregon turistja nga Zvicra.
Pandemia i bllokoi për muaj me radhë dhe tani që u hoqën kufizimet kjo grua nga Kosova ka vendosur të ecë me këmbë në rrugën drejt malit për të vizituar vendin e shenjtë.
“Sot është hera e parë dhe është shumë bukur, 1 orë 15 minuta në këmbë nga Fushë-Kruja,” tha një zonjë nga Kosova.
“Është e disata herë që vij në Shqipëri në Krujë. Ky vit ka ndryshime me vite të tjera po shpresojmë ta kalojmë dhe këtë,” theksoi një turist.
Kjo pikë e malit të Kujës ku ndodhet dhe Sarisalltiku është quajtur ndryshe dhe Ballkoni i Ballkanit. Nga këtu shijohet natyra dhe ajri i pastër.
Më pas turistët zbresin në pazarin e famshëm të Krujës që në fakt duket bosh nëse e krahasojmë me verën e viteve të mëparëshme. Shkak për këtë është bërë Covid 19 frika dhe kufizimet e turistëve për të lëvizur./abcnews.al