Në Gjermani regjistrohen vetëm 6 të vdekur nga koronavirusi

schedule08:25 - 8 Qershor, 2020

schedule 08:25 - 8 Qershor, 2020

Në Gjermani është shënuar vetëm gjashtë viktima nga koronavirusi gjatë orëve të fundit, sipas Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Kështu numri në total i të vdekurve ka shkuar në 8,674 persona. Ndërkohë numri i rasteve të reja gjatë orëve të fundit u rrit me 214, duke e çuar në total 184.119 numrin e të prekurve në vend.

Kujtojmë se Gjermania është ndër vendet më të prekura në Evropë nga Covid-19, por ka numrin më të ulët të viktimave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!