Në gjendje jo të mirë shëndetësore, Madonna merr vendimin drastik

schedule21:56 - 28 Qershor, 2023

schedule 21:56 - 28 Qershor, 2023

Gjendja jo e mirë shëndetësore, ka detyruar divën e muzikës, Madonna të marrë një vendim drastik. Ajo ka shtyrë turneun botëror pas qëndrimit në kujdesin intensiv me infeksion të rëndë bakterial. Ndërkohë, po pritet shërim i saj i plotë.

Një deklaratë publike menaxheri i saj, Guy Oseary tha: “Të shtunën më 24 qershor, Madonna kaloi një infeksion serioz bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në ICU.

Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor, por pritet një shërim i plotë.

Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun. Do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara.”

Ylli, 64-vjeçar, do të fillonte turneun e saj ‘Celebration’ më 15 korrik dhe do të qendronte në Londër për katër netë nga 14 tetori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!