Deputeti socialist Pandeli Majko komentoi mesazhet e Ramës që qarkullojnë në grupin e ëhats app lidhur me fushatën zgjedhore. Majko pohoi se këto mesazhe janë të vërteta dhe se janë procedura që janë kërkuar edhe në 2021. Më tej, socialisti vijoi duke thënë se listat e hapura janë pikturë sureale e ngjyrave të Ramës që kërkon të penetrojë në të gjitha shtresat.
“Është mesazh i vërtetë. Është procedurë që e ka kërkuar dhe ka ekzistuar edhe në 2021. Gara tani është dhe më e ashpër se janë 37 kandidatë. Nga pikëpamja e konkurëncës është e veçantë. Nuk kam dijeni për raste konkrete. Rëndësi ka që votuesi të kuptojë fushatën e personalizuar dhe me fushatën e PS.
Lista e hapur, pikturë sureale e ngjyrave të Ramës. Po të shohësh nga afër kërkon të penetrojë në të githa shtresat. Ne jemi të rrezikuar të 37, mund të ketë surpriza. Duhet të ndajmë edhe burrat edhe gratë, në lista e sigurta janë më shumë gra. Për burrat mund të ketë një ngarkesë më të madhe. Po përpiqemi të mbledhim vota me njerëzit më të mirë dhe që jemi një formacion në sulm që kemi vetësiguri. Ka të bëjë dhe me të tretën që duam të prekim marrëdhënien që edhe mund ta kemi humbur me problemet e qeverisjes në 12 vjet.”
/ abcnews.al