Në garë për drejtimin e PD, Berisha voton në selinë blu, shoqërohet nga bashkëshortja: Proces historik

schedule10:43 - 22 Maj, 2022

schedule 10:43 - 22 Maj, 2022

Ashtu si të gjithë anëtarët e PD, ish kryeministri Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha kanë votuar në selinë e PD për zgjedhjen e drejtuesit të ri të partisë.

Vetë Berisha është në garë vetëm me Ibsen Elezin dhe me shumë gjasa do arrijë të marrë fitoren.

“Së pari përshëndes demokratët dhe demokratet, komisionerët e 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë dhe i uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik jo vetëm për PD por edhe për Shqipërinë dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë.

Të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duhet. Theksova që ky është proces historik jo vetëm për PD por për mbarë Shqipërinë sepse finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre”, tha Berisha.

Procesi i votimit i cili ka nisur në orën 08:00 dhe po zhvillohet në 108 qendra qendra votimi, pritet të mbyllet në orën 18:00. Sipas Rithemelimit anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.

Mesazhi i Berishës pasi votoi në selinë blu

Berisha: Së pari përshëndes demokratët dhe demokratet, komisionerët e 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë dhe i uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik jo vetëm për Partinë Demokratike por dhe për Shqipërinë dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duan.

Theksova që ky është një proces historik jo vetëm për PD-në por për mbarë Shqipërinë sepse është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre, por sepse është një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mrifilltë mafioz antikushtetues, ai i zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Është mafioz dhe antikushtetues sepse bazohet mbi grabitjen dhe dhunimin masiv të vullnetit të lirë dhe votës së lirë të shqiptarëve, dhe kolaboracionizmit të shpifur të Edi Ramës me kallp opozitën apo pseudo-opozitën.

Sot në këtë proces mbarëshqiptar shohim dritën e shpresës për të ardhmen.

Pyetje: Zoti Berisha, nëse zgjidheni sot, i druheni një vendimi nga Gjykata e Apelit që mund t’i ndryshojë gjërat?

Berisha: Nuk ka vendim, nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!