Në formë të shkëlqyer fizike, Maya tregon periudhën kur ishte mbipeshë pas shtatzënisë

schedule12:12 - 19 Nëntor, 2020

schedule 12:12 - 19 Nëntor, 2020

Këngëtarja e muzikës popullore, Maya ka rreth dy vite që është bërë nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Jonas.

Pavarësisht kësaj, ajo është në formë të shkëlqyer fizike dhe këtë e tregojnë linjat e saj.

E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, Maya ka treguar se mbipesha është një problem, por që padyshim kërkon sakrifica.

Unë jam tani vetvetja. Kam qenë nga shumë probleme apo situata, apo rrethana të tjera që na vijnë në jetë, që nuk isha në kilet e mija. Kjo është e gjitha. Mirë është të jemi elegant deri diku dhe vetë njeriu ndjehet më mirë, vishet më thjeshtë, kur është më thjeshtë, është edhe më bukur, sepse të lejojnë vetë format e trupit kur nuk ke mbipeshë. Kur ke mbipeshë pastaj je më e kufizuar dhe natyrisht nuk është ndonjë problem i madh sepse një njeri pak më i dobët apo pak më i shëndetshëm, kush e tha që është më bukur ai. Por do sakrificë për t’u dukur bukur”, tha ajo.  l.k/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!