“Në fazën e grupeve nuk ishim në nivelin e duhur”, Mbappe: Duhet të finalizojmë shanset e krijuara

schedule13:52 - 1 Korrik, 2024

schedule 13:52 - 1 Korrik, 2024

Janë padyshim në listën e pretendentëve për të fituar Euro 2024. Pas përfundimit të fazës së grupeve, “Gjelat” e Francës do të zbresin pasditen e kësaj të hëne, në fushën e “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, për të sfiduar “Djajtë e Kuq”, të Belgjikës, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit.

Disa fjalë para ndeshjes i tha edhe kapiteni i “Gjelave”, Kylian Mbappe, i cili në një intervistë për prestigjiozen spanjolle, “AS”, theksoi se tashmë është koha që Kombëtarja të shndërrojë në gol rastet që krijon dhe të mos i shpërdorojë ato, ndërsa shtoi se maska e vendosur prej hundës së thyer e pengon me vizionin në fushë.

“Në momentin e parë, nuk mendova se ishte një dëmtim i rëndë. Më pas më thanë për hundën e thyer, u pashë në pasqyrë dhe mendova se Europiani ishte mbyllur aty. Por, jam i lumtur që ende po e luaj atë edhe pse është e vështirë, maska të pengon me vizionin në fushë. Është e bezdisshme, por unë nuk kam zgjedhje tjetër.

Ndeshja me Belgjikën? Tani nis një kampionat tjetër, Franca duhet të ringrihet pasi në fazën e grupeve nuk ishim në nivelin e duhur. Duhet që shanset e krijuara t’i shndërrojmë në gol. Ndeshjet tani janë me eliminim direkt dhe nëse nuk fiton, atëherë e sheh veten me pushime. Por, ne kemi lojtarët, stafin dhe kapacitetin për të përballuar të tilla sfida.

Real Madrid dhe Courtois? Nuk jam ende në grupin e ËhatsApp të lojtarëve të Real Madrid, shpresoj që të mos vonojë edhe shumë kohë diçka e tillë. Ende nuk kam folur me Courtois, por e njoh atë. Është mirë për të që nuk është me Belgjikën, pasi kundër meje do ta kishte shumë të vështirë”,- u shpreh “ylli” i “Gjelave” francezë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!