“Në familjen time askush nuk është artist”, rrëfehet Voshtina: Ja si violina u bë e pandashme për mua

schedule08:44 - 27 Mars, 2024

schedule 08:44 - 27 Mars, 2024

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigela Voshtina është kthyer pas në kohë në emisionin “Pas Mesnate”. Ajo ka kujtuar fillimet e saj në muzikë, kur prindërit e kuptuan që kishte talent dhe e dërguan në Lice.

Voshtina ka theksuar se në fillim si çdo fëmijë i brezit të saj kishte qejf pianon, por kur nisi studimet për violinë, u bë pjesë e pandashme e jetës së saj.

“E vërteta është që në familjen time askush nuk është artist. Pjesa më e madhe janë inxhinierë, arkitekt, inxhinierë mekanik, domethënë nuk kanë lidhje. Mamaja ime ka qenë mësuese e literaturës dhe gjuhës frënge dhe shqipe. Kështu që unë isha një lule që lindi mes dy prindërve intelektualë, e cila një natë këndoi kolonën zanore të një filmi. Edhe babai tha: ‘Kjo ka vesh për muzikë’. Në kundërshtim me nënën sepse koha e komunizmit nuk ka qenë shumë e lumtur për ne fëmijët e viteve ’74, ai vendosi të më çonte në konkursin që atëherë bëhej në Lice. Ka qenë një konkurs shumë i thjeshtë, por shumë adapdt për të kuptuar se çfarë prirjesh melodike kishin fëmijët. Si gjithë fëmijët e asaj epoke, mendoj unë, të gjithë donin pianon, sepse i dukej vetja më virtuoz, kishin këtë instrumentin e madh, mirëpo me dhimbjen time më të madhe, mua mu dha violina, sepse kisha duart e vogla. Violina kthehet në pjesë të trupit. Unë mendoj që kushdo që e dashuron instrumentin, këto të harqeve, krijon simbiozën tënde”, rrëfeu Voshtina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!