“Në fakultet e kam pasur mesataren mbi 9.1”, surprizon aktorja e njohur shqiptare

schedule11:00 - 1 Nëntor, 2021

schedule 11:00 - 1 Nëntor, 2021

Teuta Krasniqi është bërë e njohur fillimisht për publikun shqiptar si motra e Memli Krasniqit, më pas edhe si ish-bashkëshortja e këngëtarit Blero, me të cilin ka edhe një vajzë. Mirëpo, ajo është një nga aktoret më të njohura në Kosovë dhe shumë aktive në skenë.

E ftuar në emisionin Teuta pranoi disa pyetja nga vajza e saj e madhe, Tarën. Ndër të tjera, ajo e pyeti nënën e saj se çfarë nxënëse ka qenë kur ishte fëmijë.

“Ne adoleshencë kam qenë pak më rrebele, por në fillore nxënëse e urtë dhe mirë. Ka pasur raste kur ndonjë 4-she më kanë falur duke më vënë 5. Por në fakultet nota mesatare e imja ka qenë mbi 9.1”, u shpreh Krasniqi.

Ajo gjithashtu foli edhe për raportin e saj me Bubulinën, motrën, duke treguar se raportin mes tyre, e sheh njësoj si tani Tara me Kaian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!