Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në ekspozitën “Në emër të Amerikës”. Gjatë fjalës së saj diplomatja vuri theksin te raporti i ngushtë mes dy vendeve, teksa këtë vit u shënua edhe 30-vjetori i rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.
Teksa u ndal tek periudha e diktaturës që vendi u izolua dhe SHBA mbylli ambasadën në vendin tonë, Kim theksoi se pavarësisht se ç’mund të ndodhë Shqipëria është partner i palëkundër.
“Sikurse ju e din i historia mes SHBA dhe Shqipërisë është unike. Besoj se të gjithë jeni në dijeni për kohën e vështirë detyruan ambasadën tonë të mbyllej dhe popullin shqiptar të izolohej. Ky vit shënoi edhe 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Besoj se të gjithë jeni në dijeni për fillimin e marrëdhënieve. Në kohën kur po binte Perandoria Otomane shtetet donin ta ndanin Shqipërinë mes veti. Që në fakt ndihem krenare që ishte presidenti ynë Ëillson që tha jo se Shqipëria është komb që meriton të jetë e pavarur. SHBA nuk janë lëkundur kurrë nga ajo pozitë. Ju je i partnerët tanë. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhe brenda apo jashtë Shqipërisë kjo pozitë nuk ka për të ndryshuar. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore një mision vëzhguesish erdhën në Tiranë për të rifilluar marrëdhëniet diplomatike. Por qeveria komuniste i sulmoi ata dhe u larguan në nëntor të vitit 1946.
Diktatura komuniste filloi të ushtronte kontrollin e saj duke mbyllur kufijtë dhe ndërtuar bunkerë të panevojshëm për të luftuar armikun imagjinar. Ky është edhe thelbi i kësaj ekspozite të sotme. Komunistet donin ta mbyllnin vendin fizikisht dhe shpirtërisht. Me qindra persona filluan të persekutoheshin, me persona që kishin parë se çfarë ishte bota jashtë. Muajin e kaluar pata mundësinë të shihja burgun e Spaçit. Është historia edhe e dinjitetit dhe qëndresës. Është e rëndësishme të theksojmë se kjo është histori e gjatë. Ju mund të jeni persona që jeni prekur nga ajo periudhë. Prandaj është e rëndësishme të kujtojmë të gjithë këta njerëz, tmerret që kanë kaluar, që patën guximin ta rrezikonin jetën. Demokracia mund të mos jetë e përsosur, por ajo është blerë përmes gjakut dhe djersës. Është një gjë e çmuar dhe duhet ta mbrojmë. Jam e kënaqur që ndodhem këtu,” u shpreh Kim. g.v/abcnews.al