Në “Elbasan Arena” për fitore, publikohen formacionet e derbit Dinamo City-Partizani

schedule17:16 - 22 Shtator, 2023

schedule 17:16 - 22 Shtator, 2023

Në “Elbasan Arena” për fitore, publikohen formacionet e derbit Partizani-Dinamo City

Pas përfundimit të sfidës së parë, të javës së 5-të të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abinsset Superiore, mes Tiranës e Erzenit, ku fitues dolën këta të fundit, tashmë në fushë do të zbresin 2 ekipet e tjera të kryeqytetit, Partizani e Dinamo City, në një derbi që pritet të jetë i flaktë.

“Blutë” Di Biaxhos dhe “demat e kuq” të Zekic do të përballen me objektivin e qartë fitoren, për shkak të situatës në renditje e sidomos për të bindur tifozeritë përkatëse se ambiciet e fillimit të sezonit nuk kanë ndryshuar.

Formacionet zyrtare:

DINAMO: Rexhepi, Marku, Behiratche, Samake, Prodani, Goudiaby, Lorran, Zabërgja, Denisson Silva, Vila, Kaçorri.

Trajner: Luigi di Biagio

PARTIZANI: Hoxha, Atanaskoski, Sota, Bytyçi, Zekolli, Maget, Rrapaj, Murataj, Grezda, Cara, Bintsouka.

Trajner: Zoran Zekic