Në “Elbasan Arena” ndodh gjithçka, 4 gola, por s’ka fitues mes Partizanit dhe Egnatias

schedule18:46 - 12 Mars, 2022

schedule 18:46 - 12 Mars, 2022

Në “Elbasan Arena”, ndeshja mes Partizanit dhe Egnatias u mbyll në barazim 2-2, në një takim që ndodhi gjithçka përveç që nuk kishte një fitues, me skuadrat që ndajnë kështu nga një pikë.

Miqtë arritën të shënonin golin e parë të sfidës në minutën e 24-të me anë të Shytit, i cili surprizi Partizanin, ku demat edhe pse bënin ligjin në “Elbasan Arena” nuk arritën të gjenin golin për të barazuar rezultatin.

Tentativat e Bitrit dhe Malës nuk kishin finalizimin e duhur, me skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin e rrogozhinasve të Zekirija Ramadanit.

Në fillimin e pjesës së dytë demat e Dritan Mehmetit kishin mundësinë e barazimit me Skukën që fiton një 11-metërsh, me Malën që e merr përsipër, por që tregohet i pasaktë nga pika e bardhë me topin që përfundon jashtë.

Edhe Tedi Cara do të tregohej i pasaktë nga një gjuajtje brenda zonës, ndërsa goli i barazimit do të vinte vetëm në minutën e 60-të. Stenio Juniorin barazon rezultatin 1-1. Fillimisht Tedi Cara godet traversën, por topi kthehet te braziliani, që e shtyn topi me forcë drejt rrjetës, për të kthyer edhe baraspeshën në “Elbasan Arena”.

Albion Marku “tradhëton” Partizanin, ndërsa del me të kuq pas kartonit të dytë të verdhë që merr në këtë takim, me demat që ngelen me një lojtar më pak përballë Egnatias, ku këta të fundit kërkojnë të shfrytëzojnë epërsinë në munrin e lojtarëve, ndërsa Imeri rrezikon portën e Hoxhës.

Në minutën e 88-të Egnatia do të “shtangë” Partizanin, me Ndriçim Shtubinën që mposht portierin Alban Hoxha për të rikthyer rrogozhinasit në avantazh.

Të kuqtë e Mehmetit nuk i mbajnë nervat, me Bitrin që ndërhyn rëndë ndaj lojtarit të Vllazninsë duke u ndëshkuar kështu me karton të kuq dhe duke lënë demat me 9 lojtarë në fushën e lojës.

Djemtë e Mehmetit nuk dorëzohen dhe në minutën e 90+5 do të gjejnë golin e barazimit me anë të Stenio Junior, i cili në këtë mënyrë i jep skuadrës së tij një pikë me shumë vuajtje, ndërsa shënon edhe golin e dytë personal në këtë takim, duke u kthyer në “heroin” e të kuqve. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!