Ujëjsellës Kanalizime Durrës nisi fazën e dytë të aksionit për reformën e ujit. Pas fushatës së sensibilizimit, kater grupet e task-forcës kanë dalë në terren për një kontroll të të gjithë biznesve. Ne mbeshtetje te tyre eshte policia e rendit dhe ajo bashkiake. Drejtuesit e ujësjellësit të Durrësit u kanë bërë thirrje qytetarëve të nxitojnë sa janë ende në afat, pasi pretendimet për ata që abuzojnë me vjedhjen e ujit të pijshëm do të zbulohen menjëherë qoftë me analizat që kryhen në moment, ashtu edhe me kamerën-sondë që kontrollon pjesën e brendeshme të tubacioneve. Familjarët që akoma nuk kanë kontarata apo debi ndaj ujësjllësit kanë kohë deri në fund të muajit shkurt, ndërsa për bizneset periudha e pritjes ka përfunduar./abcnews.al
Në Durrës ka nisur aksioni për ujin e pijshëm, Task Force kontroll bizneseve
schedule14:18 - 1 Shkurt, 2018
schedule 14:18 - 1 Shkurt, 2018