I vënë përpara pyetjeve të deputetëve në Këshillin Kombëtar të Integrimit, kreut të SPAK Arben Kraja i është kërkuar që të përgjigjet për çështje konkrete si “21 janari” apo hetimet ndaj zyrtarëve të lartë.
Kraja ka refuzuar të japë informacione duke u shprehur se fillimisht të bëhen hetime të nevojshme dhe më pas të merret një vendim.
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabaku tha se kërkojnë nga Kreu i SPAK që të flasë për çështje konkrete dhe jo për çështje të përgjithshme.
“Ne të gjithë duam që Kraja të na thotë kur do arrestohet X ministër nga ana ime, Balla nga ana e vet”, tha Tabaku.
“Ti e di për kë e kam unë”, shtoi Balla. “Informacioni i përgjithshëm nuk është lajm”, tha më tej Tabaku.
Sipas Krajës sa i takon hetimeve që lidhen me fondet publike, deklaroi se ata kërkojnë ndihmë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
“Unë do të ndihemi i qetë kur situatë të sqarohet, të bëhen hetimet e nevojshme dhe pastaj të merret një vendim. Nuk është se ka diferencime në një drejtim apo drejtim tjetër. Në çështjen që kemi në hetim që lidhen me fondet publike ne kërkojmë informacione nga KLSH, i cili na ndihmon për të sqaruar çështjet”, tha ndër të tjera Kraja.
/abcnews.al