Në dorë të Celibashit/ Kryekomisioneri vendos sot për regjistrimin e PD

schedule10:30 - 14 Mars, 2023

schedule 10:30 - 14 Mars, 2023

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi këtë të hënë edhe Sali Berishën, edhe Enkelejd Alibeajn.

KAS vendosi të mos shqyrtojë fare ankimet e tyre që kundërshtojnë vendimet e Ilirjan Celibashit mbi regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.

Komisioni vendosi mos kalimin për shqyrtim të kërkesës së depozituar grupi i Foltores i cili pretendon që PD të regjistrohej në emër të Berishës.

KAS tha se Berisha nuk është legjitim të ketë pretendime zgjedhore ndaj Partisë Demokratike.

Kjo cështje relatohej nga ish-ministri i Berishës Ilir Rusmali, i cili rrëzoi kështu shefin që dikur e përzuri nga qeveria.

Por Komisioni i Ankesave nuk pranoi as kërkesën e Partia Demokratike, drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

KAS konstatoi se: “Vendimi i Komisionerit që i linte Bashës 48 orë kohë të firmoste në emër të PD-së nuk ishte vendim përfundimtar dhe si i tillë nuk mund të shqyrtohej nga KAS.

Kështu, dosja u rikthyer sërish në tryezën e Ilirjan Celibashit.

Nëse Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendos sic ka paralajmëruar mosregjistrimin e PD-së pa firmën e Bashës, atëherë do të fillojë prapë Odiseja e ankimimit në KAS dhe në Kolegjin Zgjedhor. Mbledhja pritet të mbahet sot në 16:00.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!