Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ne do të jemi përfitues në BE”, Rama në njësitë 3 dhe 4: Ka ardhur koha të marrin “hak” për poshtërimet që na janë bërë si komb

schedule11:12 - 27 Shkurt, 2025

schedule 11:12 - 27 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama tha gjatë mbledhjes me asamblenë socialiste në njësitë nr. 3 dhe 4 në Tiranë se Shqipëria do të jetë përfituese me hyrjen në BE. Kreu i qeverisë u shpreh se tashmë ka ardhur koha që të marrim “hak” për poshtërimet si popull dhe të ndihemi të barabartë në tryezën e madhe evropiane.

“Shqipëria do të marrë frymëmarrje të re se do të ketë mbështetje të strukturuar se është tamam si një familje ku më të mëdhenjtë ndihmojnë më të vegjlit. Disa nga vendet që kanë hyrë në BE të parat pas resë së komunizmit kanë qenë përfituese të mëdha dhe janë në pozitën tani që po kthehen në kontributorë.

Ne do të hyjmë, do të jemi përfitues. Por përtej përfitimeve të natyrës ekonomike, përfitimi më i madh është që ne na ka dhënë Zoti, jeta dhe fati ynë që jemi këtu në PS, që kemi zë pak më të madh sesa zëri i një anëtari të jashtëzakonshëm të bëjmë hakmarrjen më të madhe shqiptare për të gjithë poshtërimet që na kanë bërë të tjerët ose që i kemi bërë vetes, kemi qene vend dhe kombi poshtëruar.

Tani kemi ardhur shumë afër mundësisë për të marrë hak, për të marrë hak në kuptimin pozitiv për të hequr përgjithmonë nga qafa zgjeben e nënvlerësimit dhe të të parit nga lart poshtë, të të trajtuarit si njerëz të dorës së dytë dhe për t’u dhënë të gjithë atyre që janë gjallë mundësinë të ndihen të barabartë sa herë të mendojnë për Evropën. Kur ta shikojnë Brukselin si një vend si kryeqyteti i disave, por si kryeqyteti i tyre.”, u shpreh Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!