Në Brezhdan të Dibrës, aty ku banoret rrihen për të mbushur ujë të pijshëm

schedule16:00 - 18 Mars, 2019

schedule 16:00 - 18 Mars, 2019

800 familjet e fshatit Brezhdan të Dibrës furnizohen me ujë të pijshëm vetëm 10 minuta në ditë. Për këtë arsye ata protestuan para bashkisë dhe kërcënojnë se do te bllokojnë rrugën kryesore.

Brezhdani është fshati më i madh i Dibrës me mbi 800 familje. Rrjeti i brendshëm shpërndarës mungon. Kurse pranë këtyre çezmave lagjesh  çdo familje vendos një tub për të çuar ujë në shtëpi.

Por e keqja në këtë vend nuk ndalon këtu. Banoret janë të alarmuar nga  kanalet e zeza që derdhen rrugëve të fshatit.

Një prej tyre vjen nga Llixhat dhe kalon mes për mes shtëpive. Përgjatë gjithë gjatësisë së tij, shkarkohen plehra të periferisë së qytetit, mbetjet spitalore si dhe ujërat e zeza të lagjes Kamen. E gjithë sasia grumbullohet në Brezhdan, aty ku nuk ekziston asnjë kosh apo sistem kullimi.

Për këtë qellim banoret mëngjesin e kësaj të hëne protestuan para Bashkisë se Dibrës. Ata kërcënojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, 800 familjet do te bllokojnë rrugën kryesore dhe se në fshat nuk do te lejojnë asnjë kuti votimi.

Gazetar: Neki Feta

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!