Në alarm për humbjen e miliona lekëve, dëmtohen të mbjellat bujqësore

schedule15:06 - 6 Qershor, 2019

schedule 15:06 - 6 Qershor, 2019

Në Lushnje shumë fermerë po vuajnë pasojat nga lagështira për shkak të motit me reshje në kohëzgjatje. Bimësia është dëmtuar dhe bujqërit po kujdesen të kryejnë veprimet pasi të sigurohen për motin.

Gruri ka nisur të mbijë në kalli ende pa u korrur. Kurse jonxha është mykur. Moti i këtij Qershori i ka penalizuar fermerët. Lagështia e tepërt po kalb të mbjellat.

“Varet nga kushtet atmosferike që janë dëmtuar”.

Pas frutave, më të dëmtuar janë bimët foragjere. Fermerët e Lushnjes dhe të Divjakës, janë vënë në alarm jo vetëm për humbjen e miliona lekëve shpenzime, por nuk kanë të siguruar as ushqimin e blegtorisë për një vit.

“Problem për të gjithë, edhe për faragjerët, për grurit, për misrin”.

Kullimi i ujërave nëpërmjet kanaleve nuk po funksionon në masën e duhur. Për specialistët e bujqësisë qëndrimi i rrënjëve nën ujë për më shumë se 48 orë, sjell asfiksim të bimës deri në kalbëzimin total.

“Ne si problem këtu e Dushkut kemi hidrovorin. Ne na mbyt hidrovori. Po të punojë hidrovori nuk gjejnë ujë as për zhabkat në Tërbufin e Lushnjes”.

Nëpër tokat e zonës së Tërbufit, qindra hektarë me grurë janë rrëzuar nga shiu dhe jonxha në shumicën e rasteve pas korrjes nuk është mbledhur, por është lënë nëpër ara e dëmtuar nga kalbëzimi. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!