Lideri i Opozitës Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar takim me përfaqësues Agjencitë Turistike në Durrës.
Gjatë bashkëbisedimit Basha tha se turizmi është një nga sektorët më të goditur nga pandemia kudo në botë, por që ndryshe nga Shqipëria bizneset morën ndihmë nga qeveritë.
Gjithashtu ai tha se në vend qindra vende pune janë të humbura dhe nuk është bërë asgjë nga qeverisja aktuale për parandalimin e kësaj situatë në një kohë të vështirë edhe për shkak të Covid-19.
“Unë e kam nisur me një komunikim të drejtpërdrejt me të gjithë operatorët turistikë në Shqipëri. Për vet rolin që Durrësi ka, ka qenë jo vetëm ndër të parët por dhe ndër konsultat më të vazhdueshme komuniteti juaj, Komuniteti i Operatorëve Turistikë të Durrësit. Analiza e problemeve, analiza e potencialit të vendit, na ka çuar drejtë një plani pune në angazhime konkrete. Besoj se e keni ndjekur shpalosjen dje.
Janë objektiva realiste, të zbatueshme, por që pa diskutim në tërësinë e tyre si pjesë e planit, së pari stabilizojnë krizën e thellë në të cilën është zhytur turizmi shqiptar si pasojë e politikave të gabuara dhe goditjeve të njëpasnjëshme që ka marrë prej tyre. Pa diskutim të rënduara në rastin e Durrësit dhe jo vetëm nga tërmeti, por edhe më pas nga pandemia. Shpallja e objektivave është hapi i parë, por asnjë objektiv nuk qëndron aty si një premtim, është një angazhim dhe është një rezultat i proceseve dhe reformave që ne kemi propozuar.
Disa prej tyre janë reforma që prekin të gjithë ekonominë, siç është taksa e sheshtë 9%, siç është ulja e çmimit të karburantit, siç është reduktimi masiv i burokracisë, i lejeve, i autorizimeve, i kërkesave që kërkon për çdo sektor që aksesohet nga shteti, duke përfshirë dhe sektorin e turizmit.
Siç është çështja e çmimit të karburantit por dhe angazhime të tjera që kanë të bëjnë me të gjithë ekonominë. Një pjesë është e fokusuar te turizmi. Është e fokusuar te turizmi për të theksuar natyrën e turizmit si prioritet kombëtar brenda planit tonë të zhvillimit ekonomik. Dhe këtu objektivat tona janë të qarta. Një rritje prej 15% çdo vit dhe një rritje prej të paktën 2% nga 8 në 10 e sektorit të turizmit në vetvete ku natyrisht nuk përfshihet sektori i agjencive të udhëtimeve ku bashkë me të volumin në ekonomi është më shumë se dyfish”, iu tha Basha.
Gjithashtu Basha shpjegoi edhe unifikimin e TVSH-së 6 përqind për të gjithë operatorët turistikë.
“Besoj e keni parë nga plani ynë që ne do të bëjmë unifikimin e taksës e tatimit mbi vlerën e shtuar, të TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë. Në programin tonë 6% unifikohet TVSH-ja për të gjithë operatorët turistikë, për të gjithë operatorët turistikë për të gjithë zinxhirin, për të gjitha këto.
Dhe një nga masat që prek gjithë ekonominë por dhe ju në veçanti është inspektoriatet. Inspektoriatet do të kenë një moratorium 12 mujor deri në një reformim sipas modelit Europian. Që do të thotë 12 muaj nuk do të ushtrojnë absolutisht asnjë nga sjelljet, pranitë terrorizuese me biznesin dhe pas kësaj me modelin europian që do ti reformojmë këto inspektoriate, ajo që duhet të prisni ju është një rezultat i ngjashëm më atë që ndodh në Europë.
7 deri në 10 % e biznesit kontrollohet sipas analizës së riskut, por nuk vijnë inspektorët nga mëngjesi deri në darkë duke shkatërruar nervat , duke shpërdoruar kohën, energjitë e sipërmarrësit në çdo fushë, e në veçanti sektorit të turizmit i cili vuan pastaj nga problem I tretë I cili parashtrove nga fakti që sezoni këtu mbetet tmerrësisht i shkurtër për potencialin që ka vendi.
Dhe në funksion të zgjatjes së sezonit duhen marrë disa duhen ndërmarrë disa hapa. Një nga hapat kryesorë që duhet ndërmarrë është padiskutim kualifikimi i forcës punëtore.
Dhe këtu duhet të përsëris diçka që besoj tregon thellësinë e angazhimit tonë ndaj këtij sektori: Sot akoma në opozitë, për këto javë që na ndajnë nga 25 prilli dua t’iu deklaroj me përgjegjësi të plotë që kemi vendosur kontaktet dhe jemi gati të institucionalizojmë bashkëpunimin me institucione Europiane të trajnimit në fushën e turizmit me traditë mbi 100-vjeçare.
Në të dyja format edhe me pranimet e tyre fizike në Shqipëri edhe në formatin online dhe kjo do të mundësojë që një trekëndësh bashkëpunimi mes qeverisjes si përfaqësueve i interesit publik, promovuese e interesit publik dhe vendimmarrëse politike midis jush sipërmarrjes, në këtë rast sipërmarrjes turistike dhe përmes botës akademike si pika e tretë e këtij trekëndëshi ne të dalim nga kjo situatë paradoksale ku nga njëra anë na duhet krah i kualifikuar pune që nga bazë, që nga kuzhinier, ndihmës kuzhinier, kamarier e gjithçka tjetër deri tek nivelet e larta të menaxhimit dhe nga ana tjetër rinisë nuk i jepet mundësia as të trajnohet dhe as të punësohet në vendin e vet që është një nga vendet më të bukura në botë dhe që e do shumë e detyrohet të largohet të shkojë në vendet e huaja ku pastaj shkëlqen në këto fusha ku mund të shkëlqente në vendin e vet.
Ne kemi kaq shumë dhe nuk e vëmë në funksion, në funksion të kujt? Në funksion të punësimit. Nëse këto potenciale të jashtëzakonshme natyrore që rrethojnë Durrësin, kulturore, trashëgimisë kulturore një qytet 3 mijë vjeçar, e shumë e shumë të tjera vihen në funksion bëhen pjesë e turizmit si një lokomotivë që tërheq një zinxhirë të tërë zhvillimi, atëherë Shqipërisë nuk i mungon absolutisht asgjë që të arrijë të njëjtën përqindje të turizmit si punësues, si punëdhënës si vendet e tjera të rajonit dhe me të njëjtat paga”, tha më tej Basha.
/abcnews.al/