Në 6 shkurt Maqedonia nënshkruan protokollin për anëtarësimin në NATO

schedule18:34 - 2 Shkurt, 2019

schedule 18:34 - 2 Shkurt, 2019

Maqedonia e Veriut pritet të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO. Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në parlamentin maqedonas dhe atë grek, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, konfirmoi se në 6 shkurt do të firmoset protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Me anë të një postimi në profilin e tij Tëiter ai shprehet se më 6 shkurt do të shkruhet historia. “Aleatët e Natos do të nënshkruajnë protokollin e pranimit me Maqedonine e Veriut, së bashku me ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov”, theksoi Stoltenberg.

Protokolli do të nënshkruhet në selinë e NATO-s në Bruksel, në praninë e 29 ambasadorëve të vendeve anëtare.

Në fazën përfundimtare, Shkupi do të duhet të presë ratifikimin nga parlamentet e 29 vendeve anëtarë, një procedurë që mund të zgjasë rreth 1 vit, sikurse ishte rasti i Malit të Zi. Vendi i parë që pritet të japë dakordësinë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut është pikërisht Greqia, që ka miratuar amendamentet dhe do të çojë menjëherë në parlament, protokollin e anëtarësimit.

Eurokomisioneri për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn e ka premtuar se BE do të mbështesë fuqishëm fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Ai ka përgëzuar Qeverinë e Maqedonisë për nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO javën e ardhshme. “Nga zemra përgëzoj kryeministrin Zoran Zaev, ministrin për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov, Qeverinë e Maqedonisë dhe qytetarët për hapat thelbësore në integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”, ka theksuar Hahn. Ai ka premtuar se BE do të jape ndihmë të fuqishme për hapin e dytë, celjen e bisedimeve te anetaresimit me Bashkimin Evropian. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!