Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Në 31 vite kemi një gjë të përbashkët,” Kim takohet në Uashington me ish-ambasadorët e Shqipërisë

schedule08:47 - 3 Maj, 2022

schedule 08:47 - 3 Maj, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri ndër vite. Kryediplomatja amerikane ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto nga takimi me ambasadorët Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries dhe Alex Arvizu.

Kim shprehet se ajo dhe kolegët e saj kanë pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite që prej rënies së komunizmit në Shqipëri, por shton se disa gjëra i kanë të përbashkëta.

YURI KIM NË INSTAGRAM



“Një mbledhje e mrekullueshme në Uashington me ish-ambasadorët e Shqipërisë, Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu. Të gjithë kemi pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite qëkur shqiptarët u liruan nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por ne kemi një gjë të përbashkët: besimin se lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve është në të vërtetë speciale, admirimin për arritjet e mëdha të shqiptarëve pavarësisht nga rrethanat, dhe optimizmin e qëndrueshëm për të ardhmen.” /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!