3 vite më parë Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi u bënë prindër për herë të dytë. Dyshja mirëpritën një vajzë që e quajtën Sia, për të cilën janë treguar shumë të rezervuar duke mos e zbuluar portretin e saj.
Por, në 3-vjetorin e lindjes së vogëlushes së tyre, Ami ka thyer rregullin dhe ka publikuar imazhin e plotë të së bijës. Krahas disa fotove që ka ndarë nga festa e Sia-s, Ami ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla.
“3 vjet më parë Sia e ndriçoi jetën tonë siç bëjnë vajzat…Që nga ajo ditë e deri në fund përjetë bashkë të pandarë.”, ka shkruar ajo krahas fotove. Ermali dhe Ami janë dhe prindër të një djali, me emrin Joel. /abcnews.al