Ami e thotë “troç”: Çfarë më pëlqen të bëj kur jam e mërzitur

schedule10:29 - 26 Nëntor, 2022

schedule 10:29 - 26 Nëntor, 2022

Amarda Toska është një nga personazhet më të dashur të ekranit në vendin tonë. Ajo pëlqehet veçanërisht nga gratë dhe vajzat, pasi shërben si një model për karrierën dhe për jetën private. Kjo ka bërë që Ami të ketë edhe shumë ndjekës në rrjetet sociale, të cilëve i ka dhënë mundësinë të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Një ndër ta e ka pyetur moderatoren se çfarë pëlqen më shumë të bëjë kur është e mërzitur dhe ajo ka folur troç.

“Xhiro me makinë duke dëgjuar muzikë”, ka shkruar Ami pa komplekse.

Kujtojmë që aktualisht bukuroshja i është përkushtuar biznesit të saj dhe fëmijëve, Joelit dhe Sias. Mesa duket ka vendosur të heq pak dorë për pak kohë nga televizioni./abcnews.al