Në 2019 nis operacioni për shkatërrimin e armëve të zjarrit

schedule14:08 - 20 Shtator, 2018

schedule 14:08 - 20 Shtator, 2018

Brenda tremujorit të parë të vitit të ardhshëm në vendin tonë do të jetë ngritur një strukturë e posaçme për grumbullimin e armëve pa leje që ndodhen në duart e qytetarëve. BE organizoi një takim në Tiranë për këtë qëllim.

“Keqpërdorimi i armëve dhe trafikimi i tyre përbën problem serioz për të gjithë rajonin”.

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë një takimi kundër trafikimit të armëve, e lançuar nga Gjermania dhe Franca.

“Vitet e fundit qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për një kontroll më rigoroz të qarkullimit të armëve. Gjithashtu Shqipëria ka kërkuar një zgjidhje për mbajtjen pa leje apo trafikimin e armëve. Ministria e Brendshme mbetet tërësisht e angazhuar për ngritjen e Njësisë Qendrore te Armëve të Zjarrit, si strukturë organike, brenda tremujorit të parë të vitit 2019”.

Ndërkohë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, theksoi se armët e zjarrit dhe trafikimi i tyre kanë një përhapje të gjërë në Ballkan dhe në këtë pikë duhet të jetë një sfidë rajonale e jo vetëm të një shteti.

“Ne i mëshojmë domsdoshmërisë së bashkëpunimit rajonal në këtë fushë siç nënvizohet në strategjinë për Ballkanin Perëndimor që u publikua në shkurt të këtij viti ky rrezik nuk mund të adresohet individualisht se para se të jetë një sfidë kombëtare është një sfidë për rajonin tonë”.

Takimi i së enjtes u organizua nga BE dhe lançuar nga, ku kërkohet  ngritja e një strukturë të posaçme për pikëgrumbullimi e armëve pa leje të, cilat gjendet me shumicë në vendin tonë pas hapjeve të depove të armative në vitin 1997. /abcnews.al

Gazetar i ABC News: Andi Qosja

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!