Në 2 ditë në Nartë të Vlorës grabiten 5 banesa, banorët: Kemi frikë, policia të jetë më shumë prezente

schedule20:14 - 3 Shtator, 2020

schedule 20:14 - 3 Shtator, 2020

Kjo është një nga banesat e grabitura përgjatë dy ditëve të fundit në fshatin Nartë. Vetëm në 48 orë 5 banesa kanë rënë preh e grabitësve.

Personat që kanë grabitur duhet të kenë qenë të mirë informuar pasi në këto banesa nuk jeton askush. Banorët e tyre kanë emigruar në Greqi.

“Kjo shtëpi është vjedhur. Është marrë televizori kanë kaluar nga mbrapa për të parë. Donin të merrni motorin, por nuk e morën sepse kam dritaren unë atje. Mua më hynë në depo dhe më morën biçikletën e djalit. Ndërsa një komshi kishte gjetur shtëpinë e djalit hapur”, tregon ajo.

Në këtë fshat të Vlorës kanë mbetur vetëm disa të moshuar. Janë të frikësuar se mos ju vjen radha ndaj dhe kërkojnë që policia të jetë më shumë prezente në zonë kryesisht në orët e natës kur dhe grabitësit qarkullojnë më shumë.

“Kemi frikë, burri më ka vdekur dhe nuk kam njeri. Kam dhëndrin e vajzën në Vlorë, u tremba dhe thashë tek ata. Kemi 5 -6 vjet që s’na kishte ndodhur gjë”, tregon një tjetër qytetare.

Ndërkohë mësohet se Policia e Vlorës  ka shoqëruar 4 persona, pasi ka dyshime se mes tyre mund zbulojnë grabitësit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!