Në 15 vite 391 mijë shqiptarë janë pajisur me pasaporta evropiane

schedule15:10 / 24/07/2019

Plot 391 mijë shqiptarë janë pajisur me pasaporta evropiane përgjatë 15 viteve. Sipas të dhënave nga Eurostat, numri më i lartë i pasaportave është lëshuar nga Greqia dhe Italia. Krahasuar me vendet fqinje, Shqipëria ka thyer rekordin në Ballkan për numrin e lartë të pasaportave.

Përgjatë 15 viteve, që në nisje të emigracionit në Europë në fillim të viteve 90, 391 mijë shqiptarë janë pajisur me pasaporta evropiane. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se shqiptarët kanë filluar të marrin pasaportën evropiane që nga viti 2002, numri është rritur në vitin 2008, ndërsa kulmi arriti në 2016-n, me 67.6 mijë dhe në 2017-n, me 58.9 mijë të tilla.

Përgjatë 15 viteve, shteti Grek ka pajisur shqiptarët me 180 mijë pasaporta. Në vitet 2016-2017 jan3ë dhenë edhe më shumë pasaporta greke për shqiptarët, rreth 29 mijë të tilla në cdo vit. Italia është vendi i dytë, që ka dhënë 175.6 mijë pasaporta për shtetasit shqiptarë. Ndërsa nga Mbretëria e Bashkuar, janë dhënë mbi 11 mijë pasaporta për shqiptarët.

Gjermania ka pajisur 6100 shqiptarë me pasaporta, ndërsa Belgjika me 5600 mijë. Edhe Franca është në listë, me 3700 pasaporta të lëshuara për shtetasit shqiptarë. Në Ballkan gjatë 15 viteve, Shqipëria mban rekord për numrin e pasaportave evropiane. Pas saj vijon Maqedonia me 113 mijë pasaporta, ku shtetet që kryesojnë janë Zvicra dhe Franca.

Qytetarët e Serbisë janë pajisur me 177 mijë pasaporta, ku rekordin e mbajnë Gjermania dhe Franca. Edhe shtetasit e Bosnjës janë në listë, të cilët janë pajisur me 217 mijë pasaporta, kryesisht nga Austria, Zvicra, Maqedonia.

/ABC News Albania 24/7

 

schedule15:10 / 24/07/2019