Në 15 shtator hap dyert TOB, në mbrëmjen gala Placido Domingo

schedule16:49 - 7 Shtator, 2021

schedule 16:49 - 7 Shtator, 2021

Nga Leontina Nika

15 Shtator çel dyert teatri i Operas dhe Baletit, me një mbrëmje të veçantë gala. Të ftuar special do të jenë Placido Domingos dhe Ermonela Jaho. Ftesa sipas drejtoreshës Zana Çela nuk ka munguar as për emrat e njohur ndërkombëtar, Saimir Pirgu, Inva Mula, Josif Gjipali apo Tedi Papavrami, pasi janë me impenjime artistike.

Përmes një ceremonie zyrtare, me panel drejtuesish, por jo prezencë artistësh, ministrja e kulturës Elva Margariti njoftoi inaugurimin e operas më datë 15 shtator. Pasi falenderoi artistët e skenës shqiptare dha edhe lajmin e ardhjes së Placido Domingos dhe Ermonela Jahos.

Artistët do të interpretojnë një duet nga Traviata, por Domingo do të dirigjoi edhe orkestrën.

Dejtoresha Zana Çela kujton se data e dhënies së lajmit të hapjes së dyerve të operas është historike, përvjetori i 65 i këtij institucioni.

Çela e vë theksin edhe tek yjet e skenës së operas të cilët do të inerpretojnë në mbrëmjen gala. Ndërkohë që artistët si Saimir Prirgu, Inva Mula, Josif Gjipali, Tedi Papavrami dhe Eno Peçi nuk u ka munguar ftesa, por impenjimet artistik bëjnë që ato të mos jenë, thekson Çela.

Në mbrëmjen gala, krahas dokumentarit të rikonstruksionit të operas për 30 minuta nuk do të mungojë edhe tabloja e fillesave të këtij institucioni, përmes krijuesve shqiptarë si dhe do të interpretohen ariet e njohura të repertorit operistik botëror, të vënë ndër vite në skenën shqiptare./abcnews.al