Një vit më parë, aktori i humorit Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ditën e djeshme, aktori i ka bërë një dedikim publik partneres në Instagram me rastin e përvjetorit.
“Më gëzove kur të njoha. Më gëzove kur the – PO. Më gëzove kur solle Dard. Të lutem, vazhdo të më gëzosh dhe unë do të kujdesem për ty ♥️.”, shkruan aktori, ndërsa ka publikuar dhe disa foto.
Kujtojmë që pak muaj pas martesës, dyshja u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Dard. /abcnews.al