Në 1-vjetorin e lindjes, Klea dhe Elgiti prezantojnë zyrtarisht të birin: Përjetë me sytë nga ty

schedule13:05 - 4 Qershor, 2021

schedule 13:05 - 4 Qershor, 2021

Dita e sotme në familjen e Klea Hutës dhe Elgit Dodës është e veçantë, pasi djali i tyre feston ditëlindjen e parë.

Krid mbush sot 1-vjeç dhe prindërit kanë zgjedhur ta prezantojnë zyrtarisht me publikun.

Ka qenë Klea që ka publikuar në rrjetet sociale një set fotografik shumë special, ku shfaqet në studio me Kridin dhe Elgitin.

Ajo e ka shoqëruar me një urim shumë emocionues, duke prekur zemrat e të gjithëve.

Urimi i plotë:

Krid i mamit,

Jeta ime e shtrenjte, qenie e qenies time.

Fryme e imja e perjetshme, ajri im, lumturia jone me e madhe.

Nuk e harroj kurre momentin kur te mora ne krahe dhe po shpertheja nga lumturia, momenti kur une u takova per here te pare me mrekulline me te madhe te Zotit, qe me kishte dhuruar mua.

Nuk e besoj dot se si iku nje vit dhe ti sot ben 1 vjec o jeta ime. Kur te kisha ne bark e te ledhatoja aty e enderroja si do ishe, si do i kishe syte, hunden, dockat e kur qeshim sot bashke e te perqafoj e luaj me ty.

Faleminderit qe na zgjodhe ne per prinderit e tu o engjelli jone.

Mami zgjohet naten dhe rri e te shikon e te puth ne gjume se jeta ime eshte vetem e jotja e une per ty do bej gjithcka qe ti te jesh i lumtur.

Te dua sa vetem Zoti e di. Edhe frymen time e jap per ty por une lutem qe te kemi jete sa me te gjate qe te te shijojme ty ne jeten tende qe qofte fusha me e bukur me lule qe une kam pare ndonjehere.

Zoti te bekofte dhe qofsh i udhes.

Mua dhe babin @elgitdoda na ke perjete me syte nga ty.

Te duan po aq sa ne: gjysherit, tezet, xhaxhi e te gjithe miqte e ngushte te mamit e babit.

Gezuar ditelindjen e pare KRID mreti!

– Bej Masha’Allah/abcnews.al 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!