Ndyshime në Kodin Penal, Lleshaj: Rriten dënimet me burg për dhunën në institucione

schedule13:21 - 10 Maj, 2019

schedule 13:21 - 10 Maj, 2019

Ndryshimet në Kodin Penal kanë në fokus të ulë dhunën, e cila ushtrohet kryesisht ndaj funksionarëve publik dhe personave të zgjedhur në institucionet shtetërore. Për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, dënimet janë ashëpërsuar edhe për persona që lëvizin të armatosur në ambientet publike.

Reduktimi i dhunës ndaj funksionarëve publik dhe të zgjedhurve është arsyeja kyesore për ndryshimet që janë bërë në kodin penal. Sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë takimit për Konsultimin me publikun ai theksoi se, si ndryshimi i parë është zevëndësimi i gjobës më një vit burg.

“Goditjet ose vepra të tjera dhune ndaj punonjësve që kryejnë kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit publik dënohen me burgim nga 1 deri në 3 vjet”. Pra ndryshimi  i bërë është që gjoba është shndërruar në burgim deri në 1 vit, është rritur kufiri i poshtëm i dënimit, nga gjobë  në 1 vit burgim, pjesa tjetër ka mbetur siç është.

Kur kjo vepër kryhet ndaj personit të zgjedhur apo funksionarit publik për shkak të veprimtarisë së tij, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet.

Kur kjo vepër kryhet ndaj punonjësit të policisë për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë  e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet”.

Ligji i ri parashikon rëndim të dënimit kur vepra penale kryehet në institucionet shtetërore.

“Kur kjo vepër kryhet ndaj profesionistit të shëndetësor për shkak të  veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë  e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet.

Kur kjo vepër kryhet në mjediset e institucionit, ku personi ushtron detyrën shtetërore, funksionin publik apo shërbimin publik, dënohet me burgim nga 3 deri në 5 vjet”.

Por ata persona që prangosen armë në mjediset publike do të jetë tepër i rëndë sipas ministrit Lleshaj.

“Mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga 5 deri në 7 vjet. Po kjo vepër, kur kryhet më shumë se një herë, ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet”.

Gjatë diskutimeve, u kërkua që ndryshimet në Kodin Penal të prekim edhe mbrojten e gazetarëve, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më sot. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!