Nga dita e sotme ora policore do të shtyhet me një orë. Pra karantina e pjesshme do të nisë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
Gjithashtu nga sot do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30% duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP.
Data 1 korrik do të lejojë prezencën e spektatorëve edhe në aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore si dhe konferencave.
Rastet e infeksioneve në vendin tonë kanë ardhur çdo ditë duke u ulur. Në 24 orët e fundit u shënuan 7 raste të reja ndërkohë që nuk është shënuar asnjë humbje jete prej disa ditësh.
Çfarë ndryshon nga data 1 Korrik?
Ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.
Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.
lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP. /abcnews.al/