Nga nesër nuk do të jenë fashat 6 me 10 dhe 16 me 18 orare gjatë të cilave do të lëvizet. Përveç se orari është kufizuar, me vendimin e fundit të qeverisë, edhe furrat e bukës dhe faramcitë do të kenë orare të kufizuara gjatë të cilave do të jenë të hapura. Gjatë së dielës nuk do të ketë asnjë fashë orari për lëvizje.
As furra e bukës dhe as farmacia nga nesër nuk do të mund të jenë një arsye për të dalë nga shtëpia. Qeveria ka ndryshuar regjimin e lëvizjes, duke e kufizuar atë vetëm gjatë paradites.
“Nga nesër orari i lëvizjes do të jetë 05.00 – 13.00! Ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës”.
Të shtunën në orën 13:00 do të mbyllet gjithçka dhe kjo do të zgjasë gjatë gjithë së dielës. Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë dhe automjetet e mediave.
“Nga nesër në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së shqipërisë. Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike!”
Ndërsa i ka bërë të ditura këto kufizime të reja të forta, kryeministri është shprehur se vendi ndodhet në një luftë dhe armiku nuk po largohet./abcnews.al