Ndryshon ligji për pagesën e taksës së infrastrukturës, shkak pezullimi i procesit të legalizimeve

schedule15:42 - 22 Maj, 2020

schedule 15:42 - 22 Maj, 2020

Taksa e ndikimit në infrastrukturë nuk do të jetë më kusht për legalizimin e ndërtimeve. 3 deputetë socialistë kanë dorëzuar në Kuvend një draft i cili e heq detyrimin për të parapaguar këtë taksë.

Ndryshimi i ligjit në taksat vendore ka ardhur pasi procesi i legalizimeve në vend ka njohur një stopim dhe projektligji synon që të nxisë legalizimet duke hequr detyrimin ligjor për të bërë parapagimin e taksës së infrastrukturës.

Deri më tani të gjitha ndërtimet përfshirë këtu pallate apo shtëpi private  paguanin 0.5% të vlerës së investimit, si taksë për  dëmin që shkaktohet  në infrastrukturë  një kusht i detyrueshëm përpara lëshimit të lejes së legalizimit.

Që prej viti 2018 Agjencia Shqiptare e Kadastrës miratonte lejen e legalizimit dhe pas kësaj njoftonte bashkinë e cila përllogariste edhe detyrimin.

Ndërsa qytetarët ose bizneset bënin pagesën për të vijuar më pas procesin e legalizimit. Në relacion theksohet se numri i objekteve të legalizuara gjatë viti 2019 është rreth 3 fish më i ulët krahasuar kjo me një vit më parë. Sipas të dhënave rezulton se në 2018 janë legalizuar mbi 17 mijë ndërtime pa leje ndërsa gjatë vitit  2019 janë legalizuar vetëm 6200 të tilla.

Sipas argumentimit kushtëzimi për të parapaguar taksën e infrastrukturës ka penguar ecurinë e procesit të legalizimit i cili rezulton të jetë nën objektivat e vendosura. Deputetët që kanë propozuar ndryshimet në ligj janë  kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, Evis Kushi e Klotilda Bushka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!