Bashkia e Beratit ka hedhur 100 milionë lekë të reja për të ndryshuar pamjen e qytetit. Aktualisht po lyhen fasadat e 23 pallateve dhe sipas kryetarit të Bashkisë Petrit Sinaj vitin e ardhshëm do të ndërhyhet edhe në meremetimin e çative të pallateve.
Dukej si qytet i lënë pas dore, i ngrysur dhe në mjerim. Por Bashkia po ia ndryshon fasadën. Pasi u lyen pallatet qendrore tani është faza përfundimtare.
Petrit Sinaj, Kryetari i Bashkise, Berat: “Është faza e dytë e një investimi që nisi në 2017-ën me fondet e bahskisë, u bën 8 objektet epara dhe tani po mbarojnë të gjithë objektet në rrugën hyrëse”.
Pjesa hyrëse e qytetit ka përfituar shumë pak investime gjatë 25-viteve të fundit. Pallate të dala krejtësisht boje dhe objekte të harruara ndër vite e të shkatërruara. Këtë shikonin turistët për herë të parë në qytetin mbi 2400-vjeçar.
Petrit Sinaj, Kryetari i Bashkise, Berat: “Me këtë investim rruga kryesore merr një pamje tjetër”.
Kryebashkiaku i Beratit, Petrit Sinaj tha se aktualisht po përfundon lyerja e fasadave të rreth 23 pallateve në rrugën hyrëse,nga rreth-rrotullimi në hyrje të qytetit e deri tek varrezat e dëshmorëve në lagjen “Dëshmorët e Kombit”.
Petrit Sinaj, Kryetari i Bashkise, Berat: “Nga rrethrrotullimi deri te varrezat e Dëshmorëve do bëhen jo vetëm fasadat, por edhe çatitë”.
Sipas Sinajt në mes të vitit 2019 do të ndërhyhet edhe në meremetimin e çative të pallateve të vjetra të dëmtuara. Projekti të bashkisë Berat ,me një vlerë mbi 100 milion lekë (të reja),është ndryshimi i imazhit të qytetit. /abcnews.al