Instagram do të lejojë njerëzit të fshehin pëlqimet e tyre (like) në postimet e tyre dhe te të tjerët. Ky ndryshim ka si qëllim uljen e presionit që përdoruesit ndjejnë gjatë përdorimit të platformës.
Ndryshimi është në fazë testimi, por kompania tha se mund të shtrihet edh më gjerësisht në Instagram. Ky ndryshim mund të bëhet edhe në Facebook, tha kompania.
Në 2019, kompania bëri provën e parë të këtij ndryshimi duke fshehur pëlqimet në postimet e disa njerëzve. Ky test pasoi sugjerime, nga njerëz duke përfshirë Kanye West, që mund të ishte më pak stresues nëse përdoruesit ishin më pak të vetëdijshëm për metrikat rreth mënyrës se si performonin postimet e tyre.
Ky test u ndërpre për shkak të Covid-19, dhe që atëherë kompania ka ekzaminuar reagimet dhe ka zbuluar se ndërsa disa njerëz e gjetën veten nën më pak presion, të tjerët thanë se ky azhurnim i pengonte ata të shihnin se çfarë ishte më e popullarizuar.
Por tashmë është duke u prezantuar një opsion që i ofron të dyja. Përdoruesit do të jenë në gjendje të ndalojnë së shikuari numërimin në postimet e njerëzve të tjerë, ose thjesht në postimet e tyre, ose të mbajnë të njëjtën përvojë të shikimit të të gjitha numrave si zakonisht./e.b-abcnews.al