Ndryshimi i kushtetutës në Maqedoni, Memedi: Në rast dështimi gjithçka mbrapsht

schedule15:44 - 14 Tetor, 2018

schedule 15:44 - 14 Tetor, 2018

Nënkryetari I Kuvendit të Maqedonisë, Vesel Memedi në një intervistë për Klan Maqedonia foli për ndryshimet kushtetuese që kërkohen nga marrëveshja e Prespës. Ai thotë se në rast dështimi, gjithçka do të kthehet në pikën zero.

Vesel Memedi, nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë, në një Intervistë për Klan Macedonia është shprehur optimist se Qeveria e kryeministrit Zoran zaev do t’ia dalë të krijojë shumicën e dy të tretave në Parlamen në mënyrë që të miratohen ndryshimet kushtetuese për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes me Greqinë lidhur me emrin. Në të njëjtën kohë, duke folur për mosarritjen e cenzusit në Referendumin e 30 shtatorit, Memedi shprehet se në të u ranë maskat disa forcave të cilat deri vonë flisnin se për integrimin e euroatlantik nuk ka alternativë.

Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë dhe njëherësh kryetar i Rilidnjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi mbronë fuqimisht se Referendumi i debatueshëm i 30 Shtatorit provoi se Marrëveshja e emrit me Greqinë gëzon mbështetjen e qytetarëve, pikërisht për shkak se, thotë ai, e bën më të kapshme perspektivën e integrimit euroatlantik të vendit.

Duke folur për Televizionin Klan Maqedoni, numri i dy i Parlamentit, ka përshëndetur pjesëmarrjen aktive të deputetëve të VMRO_DPMNE-së në mbledhjen e Komisionit Kushtetues ku ditëve të kaluara u fol për domosdonë e ndryshimit të Kushtetutës dhe shprehu shpresën se në debatin parlamentar që pason ato do të japin dritën jeshile edhe për projekt- amendamanetet me të cilat do të ndryshojë emri nga Republika e Maqedonisë në – Republika e Maqedonisë së Veriut:

Sipas dipozitave të Rregullores së Parlamentit, procedura për ndryshimin e Kushtetutës mund të konsumojë deri në 110 ditë, me mundësi të shkurtimit të afateve. Deputetët e opozitës maqedonase ende nuk kanë ndonjë qëndrim të prerë se si do të veprojnë të hënën. Nëse mazhoranca siguron të hënënshumicën e dy të tretave prej 80 deputetësh, e aktualisht llogarit në 74, atëherë ndryshimet kushtetuese do të hynin në fuqi fillim-vitin e ardhshëm. Në rast dështimi- zgjedhjet e reja, do të jenë ë paevitueshme, madje – në dhjetëdishin e parë të dhjetorit.

Gazetar: Seladin Xhezairi

Kameramanë: Festim Arifi, Vedut Osmani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!