Ndryshimi i hartës administrativo-territoriale, eksperti jep modelin më të mirë për Shqipërinë

schedule15:32 - 27 Shtator, 2021

schedule 15:32 - 27 Shtator, 2021

Nga Erneta Shevroja 

Agron Haxhimali, kryetari i Shoqatës së Bashkive, thotë se ndarja administrative ka nevojë për një rimodelim, por jo zhbërje të ndarjes me 61 bashki.

“Bashkitë ekzistuese të vazhdojnë të mbajnë funksionalietin e tyre, ka nevojë që disa njësi administrative përtej këtyre bashkive, të bashkohen në një të krijojnë një bashki, që janë pothuajse bashki rurale.”

Kjo thotë Haxhimali, do të përfaqësojë 48 për qind të popullsisë rurale në vend, ndërkohë që do të zhbëjë njësitë administrative.

“Njësitë administrative, institucione pa asnjë peshë në vendimarrjeje, pa asnjë funksion në shërbim të qytetarëve. Më mirë të bashkohen e të krijojë bashki bashkiake.”

Sa bashki janë të nevojshme, sipas ekspertit?

“Nuk i kalon më shumë se 90 njësi bashkiake.”

Sipas Haxhimalit duhet të ndryshohet edhe numri i qarqeve, që sot janë 12.

“Ose me 6 ose me 3 dhe tu jepen më shumë përgjegjësi ekzekutive.”

Në 2014 Partia Demokratike në opozitë nuk miratoi hartën aktuale me 12 qarqe dhe 61 bashki, ndërsa gjatë këtij mandati parlamentar reformimin e pushtetit vendor e ka vendosur prioritet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!