Në mbrëmjen e sotme në një intervistë në emisionin “Byro Politike” Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur edhe për ndryshmet në Kodin Penal në kohën e krizës, për komunikimin që ka pasur me qeverinë rreth kësaj çështjeje si dhe për situatën aktuale të vendit tonë të shkaktuar nga Covid-19.
Sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal rreth rregullave të reja dhe ndëshkimeve që aplikohen ndaj personave që thyejnë karantinën duke vënë në rrezik jetën e të tjerëve, presidenti Meta është shprehur se duhet të presim derisa Parlamenti të mbyllë punimet.
Kreu i shtetit u shpreh gjithashtu se po shikohet që ndryshimet e bëra të mos cënojnë të drejtat e qytetarëve. Meta deklaroi gjithashtu se këto ndryshime bëhen në një kohë të pazakontë dhe se “duke mohuar një të drejtë shteti po mundohet të garantojë një tjetër të drejtë që është shëndeti.”
Pjesë nga intervista në studio:
Meta: Duhet të presim derisa sa Parlamenti të mbyllë punimet e tij dhe të shprehet për këto ndryshime, mund të them që drafti i parë i bërë publik ka sjellë shqetësime. Shumë prej tyre kanë qenë të drejta. Pëballimi i një situate të tillë nuk ka qenë i parashikuar në Kodin Penal dhe mendoj që nuk synohet dhe nuk duhet të synohet për ta përdorur këtë situatë për të shkelur të drejtat e qytetarëve, por për të ndëshkuar ata persona që me ndërgjegje krijojnë probleme dhe me pasoje humbjen e jetëve. Nuk dua të hy në shumë detaje, ka pasur shkëbim mendimesh, unë kam shprehur mendimin tim me të cilin kanë rënë dakord edhe pjesëmarrësit. Duhen realizuar ndryshime që nuk bien ndesh me Kushtetutën tonë.
Juli Xhokaxhi: Ju e keni përshëndetur ndërhyrjen e KE për të ruajtur liritë dhe vlerat demokratike në këtë situatë ku masat që merren janë të rrepta. Po ka probleme në vende si ne me demokraci të brishtë.
Meta: Prandaj e theksoj edhe një herë se eshtë shumë e rëndësishme që reflektimet të vazhdojnë që këto masa të jenë në funksion të qëllimeve pozitive ka një situatë e tillë.
Juli Xhokaxhi: Me mungesën e Gjykatës Kushtetuese, sa kompetenca ka kreu i shtetit për të mbajtur nën monitorim apo për të ndërhyrë?
Meta: Gjatë gjithë ketyre ditëve kemu qenë në komunikim edhe në raport me opinionin publik më mënyrë që të mos ketë abuzim, teprim, situata është e jashtëzakonshme, por kjo nuk duhet të keqpërdoret. Në këtë drejtim presidenti do të shprehet edhe në të ardhmen edhe në varësi të vendimeve që do të marrë Kuvendi.
Juli Xhokaxhi: Deri më tani duket se ka qenë vetëm Rama që e ka pasur situatën në kontroll. Pas mbledhjes së sotme Rama ka mbetur i kënaqur.. keni pasur komunikime të drejtpërdrejta me Ramën dhe a duhet të funksionojë pak më ndryshe?
Meta: Une mendoj që çdo institucion duhet të marrë veprimet që i takojnë në bazë të Kushtetutës, në aspektin institucional në apsektin që s’kanë të bëjnë me kohën e pandemisë, me mënyrën sesi është zbatuar reforma në drejtësi kemi boshllëqe të mëdha që kanë krijuar probleme me sistemin e llogaridhënies. Vendosja e këtij sistemi në përputhje me Kushtetutën është një sfidë që nuk mund të zgjidhet në këto ditë apo jave sepse ka shumë vite që është krijuar. Duhet vetëm respektim i Kushtetutës në frymën dhe gërmën e saj. Ështe vendimtare që të ruhet kushtetueshmëria, në çdo aspekt në çdo vendimmarrjj, të ruhet ligjshmëria dhe të drejtat e njeriut. Edhe kufizimet janë një përpjekje për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Nëse kufizohet një liri e caktuar, kjo bëhet për të garantuar një liri të caktuar dhe për ta garantuar shëndetin.
Juli Xhokaxhi: A keni komunikuar me Ramën gjatë kësaj kohe?
Meta: Kam komunikuar. Që nga dita e parë që kam hyrë në institucionin e Presidencës komunikoj në në të gjitha format formale apo informale.
Juli Xhokaxhi: Ka një pikëpyetje nese kemi shifrat reale? Ju si informoheni nga task-forca apo keni edhe burime të tjera?
Meta: Une informacionet i marr të ndryshme, nga institucionet qeveritare, nga ju mediat, nga shoqëria civile, janë të gjithanshme, në këtë aspekt rritja e metejshme të numrit të testimeve do na ndihmonte për të pasur statsistika më të qarta, për të pasur një izolim. Nje tregues është numri i viktimave. 25 viktima nuk janë pak, janë shumë sidomos për njertëzit e tyre. Nuk duhet të harrojmë që vendet e tjera kanë pasur edhe një bilanc më tragjik ashtu siç ka edhe vende që kanë një bilanc më poztiv. Nuk duhet të harrojmë që jemi vendi që ka lidhjet më të forta me Italinë në rajon. Ne e dime sa rënë u godit italia dhe ka qenë e pamundur që të shpëtonim nga kjo situatë. /abcnews.al/