Ndryshimet në Champions League, njihuni me risitë e kompeticionit

schedule17:54 - 17 Janar, 2020

schedule 17:54 - 17 Janar, 2020

Ashtu si u paralajmërua pranverën e kaluar nga shoqata europiane e klubeve (ECA), duke filluar që nga sezoni 2024/2025, formati i Champions League mund të ndryshojë. UEFA dhe ECA po studiojnë në fakt detajet e reformës, me synimin për të pasur më shumë ndeshje ndërkombëtare që rrjedhimisht do të sillte më shumë të ardhura.

Sipas raportimeve të AS dhe Times, do të jenë ndoshta katër dhe jo dhjetë ndeshje më shumë si u kërkua më parë, ndërkohë që dhe numri i skuadrave pjesëmarrëse do të jetë 36 nga 32 që janë aktualisht. Propozimet në tryezat e ECA dhe UEFA janë dy: krijimi i grupeve me nga gjashtë skuadra në vend të katër ose një fazë me dy raunde me nga katër skuadra dhe me dy të parat e çdo raundi që do të kualifikohen në gjysëmfinale.

Sipas propozimit të parë në cerekfinale do të shkojnë dy skuadrat më të mira të cdo grupi, plus katër më të mirat e vendit të tretë, duke i dhënë mundësi eliminimit klasik të drejtpërdrejtë me ndeshje pritëse dhe kthimi deri në një garë të vetme. Aktualisht dy skuadrat që mbërrijnë në finalen e Champions luajnë 13 ndeshje në total, duke përjashtuar para eliminatoret, ndërsa me formulën e re ndeshjet e luajtura do të jenë 17.

Një seri ndryshimesh që i pëlqen dhe UEFA-s dhe tifozëve, por që rrezikon të krijojë probleme te kalendaret e kampionateve të ndryshme europiane. Propozimi i ri nuk u pëlqen shumë federatave: në rradhë të parë asaj angleze, që është e shqetësuar nga mundësia se mos Carabao Cup mund të bëhet një garë eksluzivisht për ekipet që nuk do të marrin pjesë në Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!