Ndryshimet mes Italisë, Francës e Anglisë: Thiago Silva vendos pikat mbi “i”

schedule12:18 - 10 Nëntor, 2020

schedule 12:18 - 10 Nëntor, 2020

Mbrojtësi i Chelseas, Thiago Silva, ka bërë një krahasim mes tre kampionateve që ai ka luajtur në Europë. Kujtojmë që braziliani fillimisht ishte pjesë e Milanit në Itali dhe më pas me PSG-në në Francë. Tashmë në këtë sezon ai zgjodhi të transferohej në Premier League, ku deri më tani ka luajtur në vetëm dy ndeshje.

“Kam një respekt shumë të madh për Italinë. Sipas mendimit tim, Serie A është një nga shkollat më të mira për mbrojtësit kudo në botë. Ndërsa kampionati francez është pak më shumë fizik, por më pak i fortë”, deklaron qëndërmbrojtësi në një intervistë për mediat brazilane.

“Edhe pse PSG-ja dominon mbi ekipet e tjera, ne kemi luajtur në maksimumin tonë sepse duhej ta bëinm. Për sa i përket kampionatit anglez, unë kam luajtur vetëm dy ndeshje dhe më ka shkaktuar dhimbje koke. Ka gjithmonë duele ajrore dhe ka një nivel shumë të lartë loje”, përfundon Silva. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!