Ndryshimet klimatike, qershori muaji ku akujt u shkrinë në kohë rekord

schedule14:45 - 3 Korrik, 2019

schedule 14:45 - 3 Korrik, 2019

 

Temperaturat e larta të ditëve të fundit, regjistrohen me rekorde të reja. Në fakt muaji qershor i këtij viti ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë. Ndërsa në Antarktidë akujt po shkrihen me një shpejtësi rekord.

Qershori i 2019-ës ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në Evropë dhe në botë që kur kanë nisur të regjistrohen të dhënat duke filluar nga viti 1850. Në kontinentin e vjetër temperatura mesatare ka qenë 2 gradë mbi normën dhe për shkak të valës së të nxehtit që goditi Italinë, Spanjën, Gjermaninë dhe Francën me temperatura deri në 10 gradë më të larta se mesatarja e 30 viteve të fundit.

Të dhënat janë publikuar nga shërbimi për ndryshimet klimatike të Kopernikus, program evropian për monitorimin satelitor të Tokës i cili menaxhohet nga Komisioni Evropian dhe Agjencia Hapësinore Europiane.

Pas një rritjeje që zgjati 40 vjet, me kulmin e arritur në vitin 2014, akujt e Antarktidës kanë filluar të reduktohen me një ritëm shumë të shpejtë duke shënuar një rekord negativ në vitin 2017.

Brenda tre vitesh është shkrirë një sasi akulli me një hapësirë sa Meksika. Të dhënat e mbledhura nga satelitët tregojnë se shtimi i ngadaltë dhe gradual i akujve në Antarktidë i regjistruar deri në vitin 2014, ndaloi dhe filloi të zbriste ndjeshëm duke arritur vlerat më të ulëta në 40 vitet e fundit në shkurt të 2017-ës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!