Ndryshimet klimatike: Njerëzit kanë frikë të bëjnë fëmijë

schedule11:35 - 28 Nëntor, 2020

schedule 11:35 - 28 Nëntor, 2020

Nga Damian Carrington, The Guardian

Njerëzit e shqetësuar për klimën  kanë vendosur të mos lindin fëmijë për shkak të frikës se pasardhësit e tyre do të duhet të luftojnë përmes një “apokalipsi klimatik”, sipas një studimi.

Studiuesit anketuan 600 njerëz të moshës 27 deri 45 vjeç, të cilët kishin filluar të konsideronin  krizën klimatike  një ndër faktorët kryesorë për sa i përket zgjedhjeve të tyre për të lindur ose jo fëmijë  dhe zbuluan se 96% ishin shumë ose jashtëzakonisht të shqetësuar për mirëqenien e fëmijëve të tyre të ardhshëm në një botë të ndryshuar klimatike.

Një  27-vjeçare tha: “Nuk do të ndihesha e qetë nëse do të sillja në jetë një fëmijë në këtë botë duke i detyruar ata të mbijetojnë në këto kushte apokaliptike”.

Sipas studiuesve, përgjigjet  e tyre pesimiste u bazuan në ndikimin e ngrohjes globale. Hulumtimi gjithashtu zbuloi se disa njerëz që tashmë ishin prindër shprehën keqardhje që kishin sjellë në jetë fëmijët  e tyre.

Të sjellësh në jetë një fëmijë do të thotë gjithashtu se ai do të vazhdojë të prodhojë  gjatë gjithë jetës emetime të karbonit që kontribuojnë në emergjencën e klimës, por vetëm 60% e të anketuarve ishin  të shqetësuar për këtë gjë.

Numri i njerëzve që shohin si faktorin kryesor ndryshimin e klimës në planet e tyre  ka të ngjarë të rritet, tha Schneider-Mayerson, ndërsa ndikimet e ngrohjes globale janë bërë edhe  më të dukshme.

“Për të zgjidhur këtë problem, ne  duhet të veprojmë menjëherë për të adresuar shkakun kryesor, i cili është vetë ndryshimi i klimës,” tha ai.

Studimi, i botuar në revistën Climatic Change, nuk nxori në pah asnjë ndryshim të rëndësishëm në statistika midis pikëpamjeve të grave dhe burrave, megjithëse gratë përbënin tre të katërtat e të anketuarve.

Një grua 31-vjeçare tha: “Ndryshimi i klimës është faktori i vetëm për mua kur vendosa të mos kem fëmijë biologjikë. Unë nuk dua të lind fëmijë në një botë që po vdes [megjithëse] Unë dua shumë të jem nënë. ”

Studiuesit zbuluan se 6% e prindërve rrëfyen se ndiheshin të penduar që kishin lindur fëmijët në këtë kohë. Një nënë 40-vjeçare tha: “Më vjen keq që kam sjellë në jetë fëmijët e mi, sepse jam e tmerruar nga fakti  që ata do të përballen me fundin e botës për shkak të ndryshimit të klimës.”

Schneider-Mayerson tha: “Jam kaq i befasuar, sepse kjo është një deklaratë jashtëzakonisht e vështirë  e prindërve”

Sondazhi është bërë në mënyrë anonime, në mënyrë që njerëzit të shprehen lirshëm.

Studimi nxori në pah se të rinjtë ishin më të shqetësuar për ndikimet klimatike që do të përjetonin fëmijët e tyre sesa të anketuarit në moshë më të vjetër  dhe se birësimi ishte alternativa më e duhur sipas tyre. Nga 400 të anketuar që kanë folur për vizionin e të ardhmes, 92.3% kishin qëndrime negativE, 5.6% kishin qëndrime neutrale dhe vetëm 0.6% pozitive.

Një baba 42-vjeçar tha se bota në vitin 2050 do të ishte «një ferr i nxehtë, me luftëra me burime të kufizuara, civilizim të shkatërruar, probleme të bujqësisë, rritje të nivelit të deteve, shkrirje të akullnajave, uri, thatësira, përmbytje.

Sidoqoftë, ai shtoi se ishin të nevojshme kërkime të mëtejshme në njerëz të ndryshëm dhe në pjesë të tjera të botës. Studimi përfshiu njerëz që jetonin të gjithë në SHBA dhe ishin kryesisht të bardhë,  të arsimuar dhe liberalë.

Sondazhet  midis qytetarëve 18-44 vjeçare të SHBA pa fëmijë, vlerësuan se 14% e të anketuarve  cilësuan ndryshimin e klimës si një “arsye kryesore” për mos të lindur  fëmijë.

Në vitin 2019, shumë gra në Britani dekklaruan se do të  fillonin një “grevë lindjeje” derisa të zgjidhej kriza e klimës.

Sipas një studimi të vitit 2017, nga  Seth Wynes, i Universitetit Concordia në Kanada, zbuloi se një fëmije më pak, kishte një ndikim më të madh në luftën kundër ndryshimit të klimës.

Por ai tha se shqetësimi për të pasur fëmijë ishte i drejtë.

“Ndryshimi i klimës tashmë po ndikon në botën tonë në mënyra të frikshme dhe sigurisht është e arsyeshme frika  kur mendon për të  ardhmen e familjes së dikujt.

“Ndërsa ndryshimi i klimës vazhdon të përkeqësohet, është e rëndësishme të kuptojmë se si mënyra e perceptimit të ardhmes  mund të ndryshojë mënyrën se si njerëzit  planifikojnë jetën e tyre”, tha Wynes. “Ky studim është një hap fillestar.”

Ekzistojnë gjithashtu prova në rritje të shqetësimit se klima mund  të ndikojë edhe  në shëndetin mendor. Gjatë vitit  2020 më shumë se 1.000 psikologë  nënshkruan një letër të hapur për të paralajmëruar ndaj rrezikut në rritje të “traumës akute në shkallë globale”.

Javën e kaluar, një sondazh zbuloi se më shumë se gjysma e psikiatërve për fëmijë dhe adoleshentë në Angli kishin vënë re një rritje alarmante dhe shqetësuese për sa i përket ndryshimit klimatik. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al