Ndryshime te kombëtarja kuqezi, Reja fton dy lojtarë të Tiranës

schedule17:14 - 9 Nëntor, 2020

schedule 17:14 - 9 Nëntor, 2020

Marash Kumbulla dhe Lorenc Trashi nuk mund te grumbullohen me kombëtaren për sfidat e muajit nëntor: miqësoren me Kosovën (e mërkurë, ora 17:00) dhe duelet shtëpiake të Nations League me Kazakistanin (15 nëntor, 18:00) dhe Bjellorusinë (18 nëntor, 18:00).

Edy Reja nuk ka humbur kohë dhe e ka gjetur zgjidhjen te kampionët e Tiranës. Trajneri italian i kuqezinjve, ka ftuar Erion Hoxhallarin dhe Marsel Ismajlgecin, lojtarë që aktivizohen të dy në krahun e majtë të mbrojtjes.

12 ndeshje me Shqipërinë U21 numëron Hoxhallari, i cili grumbullohet për herë të parë me kombëtaren e madhe. Gëzim edhe për 20-vjeçarin Ismajlgeci, një ndër surprizat më të bukura të vitit të fundit të Tirana dhe Shqipëria U21. /abcnews.al