Ndryshime praktikash në diplomacinë mes Kinës dhe SHBA-së/ Kopshti zoologjik i San Diegos merr dy panda

schedule15:21 - 23 Shkurt, 2024

schedule 15:21 - 23 Shkurt, 2024

Kina planifikon të dërgojë disa panda të reja gjigante në kopshtin zoologjik të San Diegos.

Me këtë, Pekini po rinovon gjestin e tij të kahershëm të miqësisë ndaj SHBA-së, pasi përkeqësimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve shkaktoi tërheqjen e pothuajse të gjitha pandave që ishin huazuar në kopshtet zoologjike amerikane.

Shoqata e Kinës për Mbrojtjen e Kafshëve të Egra nënshkroi së fundi marrëveshje bashkëpunimi me kopshtet zoologjike në San Diego dhe Madrid, kryeqyteti i Spanjës, dhe është në bisedime me kopshtet zoologjike në Uashington dhe Vjenë, raportoi Xinhua, duke i përshkruar marrëveshjet si një raund të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e pandave.

Zyrtarët e kopshtit zoologjik të San Diegos i thanë agjencisë amerikane se ata presin që dy panda, një mashkull dhe një femër, të mbërrijnë në fund të verës nëse plotësohen të gjitha lejet dhe kushtet e tjera, rreth pesë vjet pasi kopshti zoologjik i ktheu pandat e fundit në Kinë.

Kopshtet zoologjike zakonisht paguajnë një tarifë prej 1 milion dollarë në vit për dy panda, me paratë e destinuara për iniciativat kineze të ruajtjes, sipas një raporti të vitit 2022 nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit të SHBA.

Në nëntor, presidenti kinez Xi Jinping shprehu shpresën se vendi i tij do të rifillonte dërgimin e pandave në SHBA pasi ai dhe presidenti i SHBA-së Joseph Biden u takuan në Kaliforni për herë të parë në një vit dhe u zotuan të përpiqen të lehtësojnë tensionet.

Kina po shqyrton dërgimin e një çifti që përfshin një pasardhës femra të Bai Yun dhe Gao Gao, dy ish-banorë të kopshtit zoologjik, tha Owen, një ekspert për sjelljen e pandave që ka punuar në San Diego dhe Kinë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!