Ndryshime në Soiree! Zbulohet kush do të jetë këngëtarja e re në këtë sezon të tretë

schedule13:44 - 20 Mars, 2021

schedule 13:44 - 20 Mars, 2021

Pas një maratone të gjatë festive më 1 dhe 2 janar, rikthehet Soiree me Jonida Shehun në sezonin e tretë në kanalin e ABC për ta çuar deri në fund. Duke filluar që nga 20 marsi, Soiree do të shoqërojë publikun çdo të shtunë ora 21:00.

Lajme ekskluzive, situata të pazakonta, rikthimi i personazheve që ju kanë munguar, por edhe ata më të përfolurit të momentit, shumë të njohur të të gjitha fushave, por nuk do të mungojë edhe muzika, nga e shpirtit që do të kënaqë të gjithë.

Ky sezon i ri do të nisë edhe me ndryshime për sa i përket këngëtares së Soiree.

Në këtë sezon të ri nuk do të jetë më Orgesa Zaimi, e cila ishte pjesë e bandës së muzikës në programin ‘’Soiree” përgjatë sezonit të dytë.

Në këtë sezon të tretë të Soiree mbremjet e ngrohta do të shoqërohen nga zëri fantastik i këngëtares së talentuar Rea Nuhu.

Nëpërmet një postimi në faqen zyrtare të Instagramit në Soiree është zbuluar këngëtarja e re.

“Në këtë sezon të tretë, mbrëmjet e ngrohta të Soiree do të shoqërohen nga zëri I këngëtares së talentar nga Rea”, është shkruar në postimin ku është shfaqur fotoja e Reas së bashku me Simpatiko Band.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Soirée (@soiree_sezoni3)

Rea Nuhu u bë e njohur për të gjithë me pjesëmarrjen e saj tek “Kënga Magjike”. Ajo erdhi në një bashkëpunim me këngëtarin Kastro Zizo me këngën “Pa faj”, dhe me zërin e saj i bëri të gjithë për vete.

E konsideruar si një talent i zbuluar nga Kastro Zizo, që pas pjesëmarjes në “Kënga Magjike” Rea tashmë është pjesë e mirëfilltë e skenës muzikore shqiptare.

Rea Nuhu do t’i shkëlqejë të gjitha mbremjet e Soiree së bashku me Simpatiko Band, të cilët do të dhurojnë muzikë fantastike për të ftuarit, por edhe për të gjithë publikun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!