Ndryshime në qeveri, lirohen nga detyra disa zv/ministra

schedule18:44 - 26 Qershor, 2024

schedule 18:44 - 26 Qershor, 2024

Këshilli i Ministrave me propozim të Kryeministrit Edi Rama ka liruar këtë të mërkurë nga detyra dy zëvendësministra. Mësohet se bëhet fjalë për Artemis Malo, zëvendësministren për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Besart Kadian, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Artemis Malo, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Besart Kadia, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!